Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shpërthimi i tritolit në një biznes në Shkodër, flet pronari: S’kam konflikte me askënd, nuk e di kush e bëri
Pronari i biznesit të reklamave në Shkodër, pranë të cilit u vendos një sasi tritoli mbrëmjen e së martës, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshminë e tij para Policisë së Shkodrës. Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin. “Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve. Policia dhe Prokuroria e...