Ngushtohet laku për Sali Berishën për “21 janarin”, Bamir Topi nxjerr të palarat e vrasjeve në bulevard para SPAK…

Ngushtohet laku për Sali Berishën për “21 janarin”, Bamir Topi nxjerr të palarat e vrasjeve në bulevard para SPAK…

Dinamika e hetimit të dosjes së “21 janarit” ka hyrë në fazën më të nxehtë që prej rihapjes së dosjes. Deklarimet publike të ish-presidentit Bamir Topi mbi presionet, lëvizjet politike dhe trajtimin e zinxhirit komandues të Gardës pak orë pas vrasjeve, kanë krijuar panik real në kampin e Sali Berishës, i cili në daljen e tij të fundit nga SPAK është paraqitur i tensionuar dhe i pasigurt për drejtimin që po merr dosja. Kreu i PD zbuloi se prokurorët në pyetjet që i bënë i janë referuar rrëfimit të Bamir Topit në atë kohë President. Ky i fundit në librin e tij ka treguar se Berisha i ka kërkuar të ndikonte tek Ina Rama, në atë kohë kryeprokurore, që të tërhiqte urdhër-arrestet për zinxhirin komandues...