Kush është Dhimitër Meçi, ‘killeri’ nga Gjirokastra që tentoi eleminimin e ‘bosit’ të mafias greke, me CV të pasur kriminale

Kush është Dhimitër Meçi, ‘killeri’ nga Gjirokastra që tentoi eleminimin e ‘bosit’ të mafias greke, me CV të pasur kriminale

dhimiter meci GREQI- Dhimitër Meçi, është një prej personave të arrestuar ditën e djeshme në Greqi, si i dyshuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala. Meçi, 45-vjeç me origjinë nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, është etiketuar si vrasës me pagesë nga mediat greke, dhe i skeduar më parë për ngjarje të rënda kriminale. Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo, u vu në pranga pas një operacioni të së ashtuquajturës “FBI” greke, bashkë me 5 persona të tjerë, 3 shqiptarë e dy grekë, mes tyre një femër. Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motor u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjeçarit Giannis Lalas. Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina...