Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Të imponojmë dorëheqjen e Ramës
Kryetari i ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj vijon grevën e tij para Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshim politik përmes vullnetit qytetar. Në një lidhje live në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Lapaj tha se protesta filloi si një iniciativë personale, por tani fton të gjithë qytetarët të bashkohen në kauzën e tij. Ai komentoi edhe përplasjen me policinë ditën e djeshme pas vendosjes së çadrës para Kryeministrisë dhe theksoi se qëllimi i tij është të nxjerrë në dritë korrupsionin dhe aferat e mazhorancës aktuale, që sipas tij ka penguar rrotacionin politik të pritshëm. Lapaj paralajmëroi se do të qëndrojë në protestë deri në kufijtë që i lejon shëndeti, duke e kthyer aksionin e tij në një thirrje për mobilizim qytetar dhe vëmendje ndaj çështjeve të transparencës dhe...