Sekuestrohet drogë, armë dhe mijëra euro në Portin e Durrësit! Arrestohet shoferi i autobusit

Sekuestrohet drogë, armë dhe mijëra euro në Portin e Durrësit! Arrestohet shoferi i autobusit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore, ka finalizuar një tjetër operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të paligjshme. Operacioni, i koduar “Full Scan”, u zhvillua në vijën e dytë të kontrollit në hyrje të Portit të Durrësit, mbi bazën e informacioneve operative. Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi, të drejtuar nga shtetasi Dritan Ferrunaj, shërbimet policore konstatuan: 92 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e gjetur në çantën marsup të të arrestuarit; disa bizhuteri të dyshuara flori; 29 000 euro të padeklaruara, të gjetura brenda një çante shpine në autobus; një armë zjarri tip pistoletë me pesë krehra. Të gjitha sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale....