Goditet grupi kriminal ‘Rraja’, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS (Emrat)

Goditet grupi kriminal ‘Rraja’, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS (Emrat)

Gjatë natës, policia ka zhvilluar një operacion të madh duke goditur grupin kriminal të njohur si “Rraja” dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si pjesë e aktivitetit të tij. Mes të arrestuarve, sipas burimeve, mësohet se është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Të arrestuarit e tjerë janë Marvin Bushati lindur në Shkodër banues Tiranë, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, lindur dhe banues në Durrës, Sokol Qaja lindur dhe banues në Tiranë, Gazmir Rraja lindur dhe banues në Nikël Fushë Krujë, Përparim Rraja lindur dhe banues në Fushë Krujë, Nikël. Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1...