E kanë përdorur edhe klinika në Shqipëri, dhuruesi me gjen kancerogjen është babai i rreth 200 fëmijëve në Europë

E kanë përdorur edhe klinika në Shqipëri, dhuruesi me gjen kancerogjen është babai i rreth 200 fëmijëve në Europë

Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka zbuluar se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka bërë të mundur lindjen e të paktën 197 fëmijëve në të paktën 14 vende europiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Zbulimi ka tronditur familjet e prekura dhe ka ngritur sërish shqetësime për rregullimin e tregut ndërkombëtar të spermës. Harta e shteteve ku është dërguar sperma nga dhuruesi me mutacionin gjenetik. Foto: BBC Dhuruesi, i cili e ka kryer këtë procedurë që prej vitit 2005 kur ishte student, rezultoi të ketë një mutacion në gjenin TP53, i njohur si shkaktar i sindromës së rrallë Li-Fraumeni. Ky mutacion rrit deri në 90% rrezikun për zhvillimin e kancerit gjatë jetës, veçanërisht gjatë...