Kutia e votimit në fushë të minuar! Skenarët pas deklaratës së Zelensky-t se është gati për zgjedhje në Ukrainë

Kutia e votimit në fushë të minuar! Skenarët pas deklaratës së Zelensky-t se është gati për zgjedhje në Ukrainë

Deklarata e Volodymyr Zelensky-t se mund të çojë vendin në zgjedhje brenda 60–90 ditësh nuk konsiderohet nismë politike, por lëvizje e detyruar nën presion amerikan, në një moment kur lufta ka hyrë në ngërç dhe mbështetja e brendshme po bie. Institucionet janë nën tension, shoqëria është e lodhur dhe frontet nuk janë vetëm në lindje, por edhe brenda vetë shtetit. Kufizimet kushtetuese dhe sinjali i krizës Kushtetuta e Ukrainës parashikon mandat 5-vjeçar dhe zgjedhje vetëm në kushte paqeje. Ligji i luftës i ndalon ato. Për të votuar tani duhen manovra juridike dhe konsensus politik që aktualisht mungon. Vetë fakti që ideja po diskutohet tregon se stabiliteti institucional mbi të cilin u mbështet Zelensky nuk është më i mjaftueshëm. Presioni nga SHBA – dhe “korniza” e...