Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shpërthim me tritol në Shkodër, 2 persona me kapuç e vunë lëndën plasëse në derën e biznesit (Detaje)
SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur tek subjekti i prodhimit të reklamave ‘Lufa’, i cili është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësve. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë 2 dkanë lëvizur me motor. Pasi kanë vendosur tritolin janë larguar me shpejtësi. Të dy autorët kanë qenë me kapuç në kokë., çka e bën të vështirë identifikimin e tyre. NJOFTIMI I POLICISË Rreth orës 22:20, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e...