Atentati ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, policia shoqëron një të dyshuar nga Fushë-Kruja

Atentati ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, policia shoqëron një të dyshuar nga Fushë-Kruja

gilmando dani dhe muci shaljani TIRANË- Rreth një muaj pas atentatit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmand Dani dhe Muçi Shaljani, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, pavarësisht të shoqërimit të dhjetra personave që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen. Gjatë ditës së djeshme një person nga Fushë Kruja mësohet se është shoqëruar në ambientet e policisë, pasi dyshohet se mund të jetë në dijeni të atentatit, dhe personave që kanë qenë të implikuar në një prej ngjarjeve më të rënda që ka ndodhur në vitet e fundit në vendin tonë. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të merret në pyetje, dhe deri tani nuk i është komunikuar asnjë akuzë. Si ndodhi atentati...