Keni bërë plane për festat e Fundvitit? Ja si pritet të jetë moti përgjatë muajit dhjetor

Keni bërë plane për festat e Fundvitit? Ja si pritet të jetë moti përgjatë muajit dhjetor

Moti përgjatë muajit dhjetor, pritet të jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura mbi mesataren e sezonit. Meteorologia Tanja Porja, tregon se tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë. Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C. Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual. Aktivizimi i vërtetë i atmosferës...