Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Maresca justifikon humbjen: Në pjesën e dytë humbëm kontrollin, në Champions objektivi mbetet kualifikimi
Tjetër rezultat zhgënjyes për Chelsea, që dje u mund 2-1 në Bergamo nga Atalanta, në ndeshje e raundit të gjashtë të Champions League. Italianët përmbysën disavantazhin që Chelsea kishte pas pjesës së parë. “Atalanta ka bërë të njëjtat gjëra dhe i bën shumë mirë për tetë ose nëntë vjet. Ata përpiqen të jenë agresivë, kanë ide të qarta kur kanë topin, por ne nuk kishim vuajtur aq shumë deri në barazimin 1-1“, tha Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, që e justifikoi kështu humbjen. “Pas barazimit dinamika e ndeshjes ndryshoi, por pas kësaj patëm disa raste për ta bërë rezultatin 2-2. Është një moment kur gjërat po shkojnë në atë drejtim“, shtoi trajneri italian i londinezëve. “Në pjesën e parë shënuam, por në pjesën e dytë...