Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bamir Topi në SPAK për 21 Janarin/ Karanxha: Pati takim me Bashën një ditë pas ngjarjes; Beqiri: Çështja po zvarritet
Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se nuk janë hetuar zyrtarët e lartë për çështjen e 21 janarit, teksa këtë të martë, në SPAK u paraqit ish presidenti Bamir Topi. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karanxha u shpreh se një ditë pas ngjarjes, Topi u takua me Lulzim Bashën, ku ky i fundit i kërkoi të kishte ndikim te Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se SPAK po zvarrit çështjen e 21 janarit dhe shtoi se nuk po bën hetim intensiv. Ervin Karanxha: Zoti Bamir Topi ka qenë presidetnt kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë jemi dijeni për një libër që ka dalë në 2018. Flet edhe për 21 janarin, flitet për datën 22, për një takim që...