Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti për sot me diell në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare
Ditën e sotme (10 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.