Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zogaj, skaner PD-së: Berisha mban afër ata që s’votohen, të tjerët e sfidojnë me vota
Analisti Preç Zogaj ka zbërthyer lëvizjet e fundit politike brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te fenomeni “Salianji” dhe te listat e kandidatëve. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Zogaj theksoi se takimi i fundit i deputetit Ervin Salianji nuk duhet lexuar thjesht si një lëvizje individuale, por si një simptomë e një pakënaqësie më të gjerë. Për Zogajn, pesha specifike e asaj që ndodhi nuk qëndron te individi, por te mbështetja që ai mori. “Ne kemi parë një takim dhe lajmi nuk është vetë Salianji, por lajmi është salla, për mendimin tim,” u shpreh ai. Analisti evidentoi një problem që, sipas tij, Sali Berisha refuzon ta shohë: “hendekun mes elitës drejtuese që nuk testohet në votë dhe kandidatëve të terrenit që marrin mijëra vota.” Sipas...