Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord
Autoritetet qipriote dhe izraelite janë në gatishmëri të lartë për të gjetur një jaht izraelit që u zhduk në zonën detare në jug të Qipros, për shkak të stuhisë “Byron “. Sipas informacioneve nga burime në Izrael, pesë persona ndodheshin në bordin e anijes, fati i të cilëve mbetet i panjohur. Siç raportohet nga kanali izraelit N12 dhe Jerusalem Post , jahti u nis nga porti i Ashdodit me destinacion Qipron të dielën. Komunikimi me anijen u humb pak para se ajo t’i afrohej bregdetit qipriot, në një zonë detare që ishte prekur tashmë nga moti i keq. Administrata e Marinës Tregtare në Izrael dhe autoritetet detare qipriote janë në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa nga ana e Nikozisë, anije të Republikës së Qipros janë dërguar...