Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Osmani këmbëngul për heqjen e masave nga Brukseli, përsërit kërkesën në takimin me raportuesin për Kosovën në PE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, nga i cili kërkoi mbështetje për heqjen sa më të shpejtë të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Takimi u bë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës. “Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë”, tha Osmani. Sipas saj, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, “vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”. Ajo vlerësoi se heqja e masave do të ishte një...