Koçiu në Bruksel: Avancojmë reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit

Koçiu në Bruksel: Avancojmë reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi dje një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit. Ministrja u shpreh se Shqipëria po ecën me vullnet të qartë politik dhe me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke avancuar reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit. Gjatë takimit, ajo informoi Komisionerin Brunner mbi hapat konkretë dhe progresin e arritur. Ndër to, veçoi finalizimin e kuadrit të ri strategjik për sigurinë dhe migracionin, forcimin e kuadrit ligjor kundër krimit të organizuar, përmes operacionalizimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve....