Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Triumfojnë Orlando dhe New York, avancojnë në gjysmëfinalet e NBA Cup
10 Dhjetor 2025 8:07 Telesport Janë luajtur sot ndeshjet e radhës së NBA Cup. Ekipi i Orlando fitoi 117-108 ndaj Miami, duke avancuar në fazën gjysmëfinale. Të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Desmond Bane me 37 pikë. Ndërsa te Miami mungoi lojtari lider. Në ndeshjen tjetër, skuadra e New York ka befasuar Toronto, duke fituar 117-101 në sfidën e luajtur në Kanada. Jalen Brunson me 35 pikë udhëhoqi nju-jorkezët në këtë triumf të rëndësishëm, dnërsa 31 pikët e Ingram për kanadezët mbetën për statistikë. NBA-Rezultatet e sotme Orlando – Miami, 117-108 Toronto – New York, 101-117