Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Daku i lodhur, flet ish-lojtari i Rubin Kazanit, Semshov: Forma e tij lë për të dëshiruar
Adriatik BALLA Për Mirlind Dakun ka edhe kritika. Referuar mediave, ish-mesfushori i Rusisë, Igor Semshov, është i habitur me paraqitjen e sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku, në ndeshjen kundër Rostovit. Ai nuk pajtohet me arsyetimin se Daku ishte i lodhur. “U habita nga paraqitje e Dakut. Madje e dëgjova të thoshte se ishte i lodhur. Çfarë lodhje? Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, ndërkohë po lufton për t’u bërë golashënuesi më i mirë. Të shkosh në pushim me dy humbje radhazi është një gjë e keqe”, ka thënë Semshov për “RB Sport”. Sulmuesi i Shqipërisë për Rubin Kazanin ka shënuar 9 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim. Por ka pësuar rënie të formës gjatë javëve të fundit. Belinzona e Armando Sadikut përjashtohet...