“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër që fundos kryebashkiakun

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër që fundos kryebashkiakun

Masat ndaluese për disa zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit në kuadër të procesit të rindërtimit, ishin një tjetër temë e komentuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Të ftuar në studio, avokatët Leonard Karaj dhe Kujtim Ibraj kanë komentuar skandalin me procesin e rindërtimit. Avokati Ibraj tha se në Bashkinë e Tiranës ka drejtorë milionerë, që janë pasuruar nga ky proces. Sipas tij, e vetmja e drejtë e Ramës është që i largoi drejtorët nga puna, madje duhet t’i kishte shkarkuar të gjithë drejtorët. Ndërsa për avokatin Leonard Karaj, çështja e rindërtimit do ta lërë në burg Erion Veliajn, duke theksuar se “5 Maji” do të dalë...