Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

Më 19 dhjetor Altin Dumanit i mbaron mandati si kreu i SPAK; emri i pasardhësit të tij mbetet ende temë diskutimi në opinionin publik. I ftuar në studion e Quo Vadis, avokati Kujtim Ibraj vlerësoi lart figurën e Dumanit, duke theksuar se ai e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, dhe zëvendësuesit do t’i duhet shumë punë të mbetet në të njëjtin nivel. Por për avokatin tjetër, Leonard Karaj, sjellja e Dumanit lë për të dëshiruar, ndërsa solli në vëmendje përplasjen mes tij dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit. Pjesë nga biseda: Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart, zëvendësuesi i tij duhet të mbajë ritmin. Për mua në finale janë Xholi dhe Braho. Unë jam për Andan Xholin, pasi...