Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz
Lëvizjet politike brenda PD ishin një tjetër pikë diskutimi këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Leonard Karaj tha se asgjë nuk ndodh brenda PD, pasi kjo parti është SHPK personale e Sali Berishës. Sipas tij, lëvizjet e vogla brenda partisë duhen mbështetur, por nuk ka shpresë për ndryshim. Pjesë nga biseda: Karaj: PD është SHPK e zotit Berisha. Në atë parti nuk janë bërë kurrë zgjedhje. Borakaj: Po kushdo të fitonte para Berishës, do fitonte Berisha. Karaj: Nuk garoi Berisha në 2013-ën. Opozita qëndron aty dhe pret ditën e zgjedhjeve. Opozita është aty vetëm për zgjedhje. Si është e mundur që aty nuk ndryshojnë njerëzit, kur në 14 vite kanë 11 humbje rresht? Në 2011...