Rama i kërcënoi me pagat/ ‘Deklarata populiste’, Muçi: Balluku, test për pavarësinë e gjyqësorit!

Rama i kërcënoi me pagat/ ‘Deklarata populiste’, Muçi: Balluku, test për pavarësinë e gjyqësorit!

Tensionet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor kanë arritur një pikë kulmore, teksa Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim me ndikim të lartë publik dhe politik. Në qendër të këtij debati qëndron një çështje e SPAK që përfshin një anëtar të kabinetit qeveritar, e cila ka shkaktuar një reagim të ashpër nga ana e kryeministrit, i interpretuar gjerësisht si një presion i paprecedentë ndaj gjyqësorit. Situata u përshkallëzua kur Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, pa arritur një dakordësi të plotë, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në mbledhjen e të gjithë gjyqtarëve, që për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ky hap procedural tregon natyrën komplekse dhe thellësisht kushtetuese të lëndës, duke e vendosur të gjithë trupën gjyqësore përballë një prove vendimtare. I ftuar...