Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…
Një person është shoqëruar nga policia lidhur atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) në Rinas, më 11 nëntor të këtij viti. Mësohet se personi në fjalë, me iniciale B.Xh. nga Fushë Kruja, do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet. Burime bëjnë me dije se ai nuk është i arrestuar, por vetëm është shoqëruar nga forcat e policisë. Kujtojmë se Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të...