Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish
“Çështja Bankers Petroleum” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, avokati Kujtim Ibraj tha se ajo që ndodh sot në Shqipëri është e qartë: djersa e 60 viteve punë të papaguar të prindërve tanë është marrë nga një grusht njerëzish. Ndërsa eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, me batutë, theksoi se në Shqipëri modeli merret dhe përshtatet me korrupsionin. Pjesë nga biseda: Sefa: Ne jemi mjeshtra që korrupsionin ta përshtasim me çdo model. Muçi: Korrupsion e përshtasim në legjislacion. Na duhej që në fillim Albpetrol të merrte kompetenca më shumë të mëdha. Ibraj: Në Shqipëri ka ndodhur kjo që puna e papaguar e prindërve tanë për 60 vite është marrë nga një grusht...