“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

Gazetari Roland Qafoku dhe deputeti demokrat Gjin Gjoni debatuan në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, mbi lëvizjen e Ervin Salianjit brenda Partisë Demokratike. “Ne po fillojmë riorganizimin e strukturave të Partisë Demokratike”, tha Gjoni, para se të ndërpritej nga Qafoku, i cili iu kthye: “Kë? Këtë të Salianjit?”. Gjoni iu përgjigj: “Salianji është jashtë. Është anëtar i Kryesisë dhe mund të vijë në Kryesi për të diskutuar, siç diskutoj edhe unë”. “Kishte më shumë njerëz në Durrës sesa këtu, te Foltorja, zoti Gjoni”, tha Qafoku. Gjoni theksoi se “patjetër që kërkohet një riorganizim, hapje e PD-së”. “Duhet një sërë masash dhe analize, pavarësisht farsës zgjedhore. Duhet analizë dhe reflektim. OSBE- ODIHR ka dhënë atë definicion që është shkrirë partia me...