Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoj, i ftuar në emisionin “Trialog” nën moderimin e Alba Nishanit, tha se pretendimi i Partisë Socialiste për t’ia lënë opozitës zgjedhjen e Avokatit të Popullit për të është i pavërtetë. Sipas Ndojit, praktika parlamentare ka përcaktuar që opozita të ketë në dorë dy institucione kushtetuese, por sipas tij mazhoranca nuk ka treguar vullnet real për ta respektuar këtë parim. “Nga praktika e mëparshme parlamentare është vendosur që opozita do marrë dy institucione kryesore kushtetuese: Avokatin e Popullit dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. KLSH-ja është shpesh më e rëndësishmja, sepse kontrollon drejtpërdrejt ekzekutivin në raport me veprimet e përditshme,” u shpreh Ndoj. Ai theksoi se ndonëse mazhoranca pretendon publikisht se po mbështet kandidatët e shpallur nga opozita per zgjedhjen...