Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Arrestime në bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Erion Veliaj iku, por jo modeli i tij 5D
Pas ndalimeve dhe më pas lënies në masa të ndryshme të disa drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, ka ardhur edhe një reagim i deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Me një reagim në Facebook, Këlliçi shkruan se, vazhdon praktika e qeverisjes në Bashkinë Tiranë me modelin e ndërtuar nga Erion Veliaj, i cili edhe pse vetë iku dhe është në burg, modeli i tij ‘5D’ vazhdon të funksionojë në bashkinë e kryeqytetit. ‘Lukunia e drejtorëve hajdutë në Bashkinë Tiranë duket se nuk ka fund. Nën modelin e ngritur nga Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, çdo tragjedi njerëzore kthehet në mundësi për të zhvatur qytetarët. I tillë është rasti në Kombinat, ku me justifikimin e dëmeve nga tërmeti u ngrit në...