Durrësi ‘han pa porta’! Në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit kapen pajisje përgjimi! Kur hynë dhe si u zbuluan?

Durrësi ‘han pa porta’! Në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit kapen pajisje përgjimi! Kur hynë dhe si u zbuluan?

Nga Elton Qyno - Syri.net Ndërtimi i kampit të emigrantëve Afrikanë në Gjadër të Lezhës, ka sjellë një situatë të pazakonshme, disa ditë më pare, kur policia e Kufirit në Durrës, zbuloi në një furgon aparatura përgjimi, kufje, GPS-a, pinca, kaçavida dhe tela. Përtej debateve politike në dy vendet Itali-Shqipëri, tashmë kampi i Gjadrit është kthyer një vend brenda tokës Shqiptare, që ngre dyshime të forta për cënimin e sigurisë Kombëtare. Autoritete të huaja hyjnë dhe dalin me paisje përgjimi në teritorin Shqiptar dhe askush nuk i kontrollon. Shqipëria, të duket si një “han pa porta”, ku nga pikat kufitare të saj individë të ndryshëm me misione shtetërore apo private, depërtojnë paisje të sofistikuara të inteligjencës dhe askush nuk mundet ti kontrollojë dhe verifikojë. Rasti...