“Mos u ushqeni me fake-news”, Këlliçi për Salianjin: Lëvizje luksi, ndërtojnë thashetheme për të krijuar zhurmë

“Mos u ushqeni me fake-news”, Këlliçi për Salianjin: Lëvizje luksi, ndërtojnë thashetheme për të krijuar zhurmë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar mbrëmjen e sotme aludimet e ditëve të fundit në media lidhur me të. I ftuar në një studio televizive, Këlliçi tha se gjithçka është një “fake-news” i radhës dhe se bëhet sipas tij për të krijuar një teori konspirative mbrapa aksionit të tij politik apo të PD-së. Ai theksoi se me rëndësi është që aktiviteti i tij politik fokusohet te tek denoncimet me fakte dhe tek goditja e mazhorancës. “Nuk mund të mos them që shpeshherë i marr me të qeshur lajmet që shkruhen për mua, se më duket vetja shumë i zoti që mund të kontrolloj qeverinë. Krijohet një opinion sikur ka një teori konspirative mbrapa gjithë aksionit tim politik apo të PD-së. E gjitha është një...