Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, Prokuroria lëshon 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të Bashkisë Tiranë (EMRAT)
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka firmosur 8 masa ndaluese, mes të cilëve 5 janë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe 3 përfaqësues objektesh për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe "Shpërdorimi i detyrës", në kuadër të hetimeve për shembjen e disa pallateve në zonën e Kombinatit. Spas njoftimit të Prokurorisë, për 3 zyrtarë të Bashkisë është vendosur masa "arrest në shtëpi", ndërsa për dy të tjerët "detyrim paraqitje". Hetimet lidhen me veprimtari të dyshuara penale që kanë shkaktuar dëme financiare në buxhetin e bashkisë Tiranë, ndërsa shkak është bërë denoncimi i një qytetari për prishjen nga IMT të pallatit të tij në Kombinat, pa njoftim e pa vendim zyrtar. Nga hetimet rezulton se në planin e prishjes për zonën e Kombinatit...