‘Shqipëria, narko-shtet’, deputeti bën deklaratën ‘bombë’: Amerikanët po ndjekin Ramën për lidhjet e tij me…

‘Shqipëria, narko-shtet’, deputeti bën deklaratën ‘bombë’: Amerikanët po ndjekin Ramën për lidhjet e tij me…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një emision televiziv komentoi situatën politike në vend dhe takimet e zhvilluara në Uashington, SHBA, ku mori pjesë në forumin vjetor të Unionit Ndërkombëtar të Partive të Qendrës së Djathtë (IDU). ‘Unë vij nga një udhëtim një javor në Shtetet e Bashkuara, ku një ndër aktivitetet më të rëndësishme ka qenë forumi vjetor i IDU-së, organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ku bëjnë pjesë edhe Partia Republikane Amerikane, Partia Kristian Demokrate gjermane, konservatorët britanikë, Partia e Giorgia Melonit dhe partitë më në zë në Europë,’ tha Këlliçi. Deputeti më pas u ndal tek miratimi i një rezolute nga partitë anëtare të IDU-së më 5 dhjetor, të cilën e përshkroi si një paralajmërim...