Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Kur shoqëria humb njerëzoren: një thirrje kundër indiferencës, dhunës dhe hipokrizisë
Nga: Çaku TafaReklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në më shumë se 20 vite në fushën e medias, kam parë shumë fytyra të kësaj shoqërie: dritë dhe errësirë, njerëzillëk dhe pamëshirë, shpresë dhe zhgënjim. Por një gjë më dhemb më shumë se çdo tjetër: humbja graduale e ndjenjës njerëzore. Ajo që dikur na dallonte, sot po shuhet me një shpejtësi të frikshme. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Dikur njeriu sakrifikonte për njeriun. Gëzohej me të mirën e tjetrit, e shihte si pjesë të vetes. Sot shoh sy që shmangen, jo sy që kërkojnë mirëkuptim; shoh gishta që gjykojnë, jo duar që ndihmojnë. Sikur një mjegull e zezë ka zbritur mbi shoqëri — një errësirë që përhapet dhe gërryen ngadalë...