“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

Prokuroria e Tiranës ka firmosur sot më datë 9 dhjetor 2025, tetë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesve të subjekteve kontraktuese, në kuadër të hetimeve për shembjen e disa pallateve në zonën e Kombinatit. Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar. Sipas Prokurorisë, masat e sigurimit të firmosura janë “arrest në shtëpi” e “detyrim paraqitje” dhe janë firmosur nga prokurori Bledar Valikaj, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Nga personat e hetuar, pesë janë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe të IMT-së. Hetimet lidhen me veprimtari të dyshuara penale që kanë shkaktuar dëme financiare në buxhetin e Bashkisë Tiranë, për shkak të punimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Hetimet Prokuroria e...