Nga sherri në TikTok tek takimi “sqarues”…Si u vra Erion Boba në Durrës? Viktima dhe autori s’kishin lidhje me konfliktin por…

Nga sherri në TikTok tek takimi “sqarues”…Si u vra Erion Boba në Durrës? Viktima dhe autori s’kishin lidhje me konfliktin por…

15-vjeçari-banesa e familjes boba DURRËS- Erion Boba, 15-vjec, humbi jetën pas një sherri mes bashkëmoshatarëve që nisi nga ofendime në rrjetet sociale dhe përfundoi në përballje fizike deri në përdorimin e thikës. Boba është goditur me thikë nga një 14-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.   Siç është bërë me dije edhe më herët nga të afërm dhe familjarë të viktimës, 15-vjeçari nuk ka pasur lidhje me sherrin dhe as të konfliktuarit. Ai është gjendur mes tyre për të ndihmuar shokët e tij. Ndërkohë, sipas burimeve hetimore rezulton se autori dhe viktima në fakt, nuk kishin një konflikt personal. Madje, të dy ata janë përfshirë në përplasjen mes shokut të Erionit dhe vëllait të autorit.   Në ngjarjen e 25 nëntorit, rreth 20 minuta larg shkollës “Dom...