Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH-Murrizi ironizon Berishën: Doktor, është nipi i besnikut të Enverit!Tallje, mos thuaj se njoh
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës i cili mesditën e kësaj të marte në deklaratën e tij për mediat u shpreh se nuk kishte asnjë informacion për kreun e ri të BKH-së, Joni Ketën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e akuzon Berishën se shmang komentet për figura që “nuk i leverdis” t’i komentojë, duke i kujtuar se Keta sipas tij ka lidhje të hershme familjare me struktura të dikurshme të drejtësisë dhe politikës. “Thuan nuk flas për bijtë e nipërit dhe mbesat e ish-komunistëve dhe ish-hetuesve dhe prokurorëve të komunizmit sa kohë që ata nuk merren me mua, po jo nuk e njoh se është tallje. Nuk bëhet fjalë për njohje personale, se nuk të pyetën...