Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mësohen arbitrat shqiptarë që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e UEFA Europa League & Conference League
9 Dhjetor 2025 17:21 Telesport Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League. Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme. Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon – Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert. Takimi Lyon – Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00. Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik – Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik...