Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci’, Berisha kujton takimin me Azem Hajdarin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në një studio televizive ka folur për 8 dhjetorin e 1990. Berisha mohoi që të ishte dërguar në protestën e studentëve nga Ramiz Alia. Kryedemokrati tha se ka shkuar te stufdentët mëngjesin e 9 dhjetorit. Më tej, Berisha kujtoi dhe Azem Hajdarin për të cilin tha se atë kohë nuk e njihte, por e pa në protestën e studentëve, teksa Hajdari thërriste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija. “Ramiz Alia, Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo. Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana. Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam...