Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ti i bën fresk Ramës”/ Zyrtarja e FRPD debat me të riun e PS: U’a çojnë me mesazh ça do flisni nëpër studio
“Një pjesë e të rinjve, sidomos ata të angazhuar në Partinë Socialiste, nuk e kanë guximin dhe forcën që ta gëzojnë këtë 8 dhjetor”. Kështu u shpreh Desada Xhetani, zv.kryetare e FRPDSH, në një emision televiziv, deklaratë që shkaktoi debat me njërin prej të rinjve të Partisë Socialiste, Gjergji Ogreni. Ai u përgjigj: “8 dhjetori është Dita e Rinisë, nuk është dita e një partie të caktuar. Përmende pak më parë që kryeministri nuk na lejon të flasim e gjithë këto gjërat me radhë. Unë jam këtu për shembull…”. “Ju lejon që të flisni, por jo që të flisni atë që mendoni. Ju flisni atë që ju thonë dhe që ju shkruajnë me mesazhe. Ne e dimë shumë mirë se si funksionon. I kemi parë...