Preç Zogaj shpjegon lëvizjet e Ramiz Alisë në Dhjetor 1990: Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit

Preç Zogaj shpjegon lëvizjet e Ramiz Alisë në Dhjetor 1990: Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit

Preç Zogaj, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe bashkëthemelues i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke shpjeguar kulisat pas lëvizjes studentore u shpreh se ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, kërkonte demokratizimin e vendit duke ruajtur pushtetin për njerëzit e tij. “Shqipëria ishte pas të tjerëve e para, sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur, qoftë se vendet e tjera komuniste dilnin e hynin te njëri-tjetri dhe ishte vetëm. Duhet të jemi, domethënë ta pranojmë, nuk na vjen keq, po ishte vetëm Shqipëria, nuk mund ta bënte ndryshe për mendimin tim, e vetmuar, e mbyllur, për herë të parë Shqipëria u bë as lindje as perëndim atë vit. Këto ngjarje që përmenda unë kanë diçka epike, domethënë realisht. Ato ditë janë të...