Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Kaos pas ndeshjes në “Elbasan Arena”, ndërhyn policia
Elbasani mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, lojtarët e Vllaznisë kishin pretendimet e tyre te gjyqtari Olsid Ferataj. Në fund u nevojit edhe prania e disa policëve, që Ferataj të largohej nga fusha e blertë. Kuqeblutë tashmë ndodhen në vendin e katërt, që mbyll zonën e “Final Four”. Me katër pikë më tepër është Elbasani, që kryeson renditjen e Superiores. Janë 15 javë të përfunduara. Dalja e gjyqtarëve nga fusha e blertë: