Elbasani nuk fal në shtëpi, Vllaznia në krizë. Dinamo me fitore të madhe në Vlorë

Elbasani nuk fal në shtëpi, Vllaznia në krizë. Dinamo me fitore të madhe në Vlorë

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të në Abissnet Superiore. Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë një fitore të madhe në Vlorë, ku fitoi 0-3 në transfertë ndaj Flamurtarit. Në aksionin e tyre të parë të rrezikshëm, kryeqytetasit gjetën golin me Lorenco Vilën, i cili shënoi pas asistit të Nezirit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dinamon. Goli i qetësisë për “Blutë” do të vinte në minutën e 77-të, ku Klevi Qefalija do të shënonte pas një topi të humbur nga mbrojtja vendase. I sapofuturi në fushë, Aniekan James, vulosi fitoren e Dinamos 0-3 me golin e tij në minutën e 87-të. Në “Elbasan Arena”, Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, duke treguar që do të jenë një “kockë e fortë”...