Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së thirrur këtë mbrëmje nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.  Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur ta shoqërojë reagimin me nota ironie.  “Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë”, shkroi  Balla në rrjetet sociale.