35 vite pluralizëm, Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte

35 vite pluralizëm, Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte

Tridhjetë e pesë vite pas fillimit të pluralizmit, zërat e atyre që përjetuan nga afër ditët e para të ndryshimeve politike sjellin rrëfime të reja mbi pasiguritë dhe dilemat e asaj kohe. Publicisti Frrok Çupi rikthen kujtimet nga 20 shkurti 1991, momenti kur ra monumenti i diktatorit dhe kur, sipas tij, në kryesinë e Partisë Demokratike mbizotëronte frika dhe pasiguria. Ai tregon se Sali Berisha, në ato orë tensioni, shprehu bindjen se “Partia Demokratike vdiq sonte” dhe kërkoi që të përgatitej një qëndrim zyrtar për t’i kërkuar ndjesë presidentit të asaj kohe. Çupi rrëfen se atmosfera në redaksi u trondit, ndërsa kërkonte shkrime kundër komunizmit, në një moment kur drejtuesit e PD-së, sipas tij, mendonin se duhej nisur një parti “më e butë”. “Në momentin...