“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron në Londër: Të gjithë e mbështesim paqen

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron në Londër: Të gjithë e mbështesim paqen

Në Londër u zhvillua një takim për çështjen e Ukrainës mes presidentit Zelensky dhe liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa dhe Ukraina tani kanë argumente dhe mjete të shumta për të ushtruar presion mbi Rusinë në negociatat për të siguruar paqen në Ukrainë, ajo që mbetet është të pajtohen qëndrimet e Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. “Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën, të gjithë e mbështesim paqen dhe bisedimet e paqes për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Dhe mendoj se kemi shumë letra në duart tona”, u shpreh ai.