Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ku vajtën krushqit?”, Balla s’kursen ironinë ndaj PD: Dasmë si mos më keq këtë javë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së thirrur këtë mbrëmje nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, pjesë e nismës “Foltorja 2” të Sali Berishës. Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur ta shoqërojë reagimin me nota ironie. “Dita e Rinisë”/ Berisha: Studentët e Dhjetorit hapën dyert e lirisë për ShqipërinëAi publikoi një foto nga protesta, duke e krahasuar tubimin me një dasmë të dështuar. “Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”, shkroi Balla.