Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faqes zyrtare të Tirana International Airport, gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor, Air Albania nuk ka kryer asnjë fluturim. Edhe për datën 9 dhjetor, në faqen e TIA nuk ka asnjë fluturim të planifikuar me Air Albania. Agjencitë e udhëtimit thanë për Monitor se nga e shtuna operatori ajror nuk ka bërë fluturime. Pasagjerët që kishin udhëtime ndërkontinentale tranzit përmes Stambollit janë drejtuar përmes Aeroportit të Prishtinës ose atij të Podgoricës. Për datën 9 dhjetor, ndonëse në faqen e TIA nuk shfaqet asnjë fluturim i programuar nga Air Albania, agjencitë thanë se në sistem vazhdojnë të figurojnë fluturimet. Edhe në faqen e Air Albania është e mundur të blesh...