Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Gjenerata Z, shpresa për të përmbysur regjimin”/ Dhjetëra protestues në shesh, Berisha: Do kthejmë idealet e 8 Dhjetorit
“Të rikthejmë idealet e 8 dhjetorit”-ishte motoja e protestës së thirrur sot nga Sali Berisha para kryeministrisë. Teksa mori fjalën, kreu i PD kujtoi lëvizjen e studentëve që rrëzuan regjimin komunist, ndërsa tha se edhe Partia Demokratike duhet të rrëzojë ‘regjimin e tanishëm’. “Një përshëndetje dhe nderimin më të madh studenteve dhe studentëve të dhjetorit 1990, që të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga studenti Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën e shtypjes më të egër, shpërfytyrimit më të madh të shqiptarëve dhe çelën dyert e lirisë për kombin tonë, çelën dyert e përparimit, e të ardhmes së shqiptarëve. Çelën dyert për zgjidhjen e problemit, e çështjes shqiptare. Të dashur miq, këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e...