Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
1 në 4 fëmijë nuk konsumojnë mëngjes, rritet rreziku i obezitetit
Një në katër fëmijë shqiptarë shkon në shkollë pa ngrënë mëngjes, duke anashkaluar vaktin më të rëndësishëm të ditës. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreth 25% e nxënësve nuk konsumojnë mëngjes, një zakon që rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit. Sipas raportit që mat sjelljet e shëndetshme të fëmijëve në moshë shkollore në të gjithë Europën, Shqipëria renditet ndër vendet e para për konsum të rregullt të frutave dhe perimeve nga të vegjlit. Megjithatë, mungesa e mëngjesit mbetet një problem shqetësues, pasi ndikon drejtpërdrejt në metabolizëm dhe kontrollin e peshës trupore. Specialistët e shëndetit theksojnë se zakonet e shëndetshme ushqimore, kombinuar me aktivitet fizik të rregullt dhe kufizimin e kohës përpara ekraneve, janë faktorë kyç për parandalimin e mbipeshës. Obeziteti tek...